Ballanca: Askush nuk jep informacion për Lear Kurtin, ekspertiza paraprake helmim nga kokaina

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se fakti se askush nuk jep informacion për Lear Kurtin tashmë, çon në dyshimin se informacioni është i kontrolluar.  

Ajo tha se nga përgjigja që ka marrë jo në mënyrë zyrtare për rastin, duket se ka shenja të një klinike nga intoksikimi i kokainës të 32-vjeçarit.

Ballanca: Fakti se askush nuk jep informacion, na çon në dyshimin se informacioni është i kontrolluar, prandaj secili qytetar del në pistat e veta të hetimit. Edhe një dyshim i tillë më ka çuar mua për tu informuar nëse kjo klinikë duket apo nuk duket konsistent me një helmim nga kokaina.

Dhe përgjigja që unë kam marrë jo në mënyrë zyrtare, duket se ka shenja të një klinike nga intoksikimi i kokainës. Sigurisht që kjo është njëra nga aspektet që duhet të vërtetohet me dokumente nga ekspertiza.

Lear Kurti humbi jetën pasi u ndalua nga patrullat e policisë në rrugën “Don Bosko”, Tiranë mesnatën e 19 tetorit 2022.