Qyno: Policia të publikojë pamjet filmike të ndalimit të Lear Kurtit, ka pasur përplasje me policin

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Elton Qyno u shpreh se policia dhe prokuroria duhet të bëjë transparencë dhe t’i nxjerrin këto pamje pamjet filmike për Lear Kurtin.

Ai tha Lear Kurtin e ka ndaluar një patrullë policie, dhe një polic 21 vjeç i ka kërkuar që tu afrohet në atë moment i është kërkuar një kartë ID, por ai ka thënë se nuk ka një të tillë.

Qyno: Nuk e di pse policia dhe prokuroria nuk japin transparencë dhe t’i nxjerrin këto pamje dhe të shihet se çfarë ka ndodhur me këtë ngjarje, ashtu sikurse bënë me vrasjen e policit në Tiranë. Nuk i di se kush i pengon ata, por pamjet filmike janë A-ja e kësaj gjëje.

Lear Kurtin e ka ndaluar një patrullë policie, dhe një polic 21 vjeç i ka kërkuar që tu afrohet në atë moment i është kërkuar një kartë ID, por ai ka thënë se nuk ka një të tillë. Kur e ka pyetur për sende të paligjshme, ai ka filluar një vrap dhe policia i është vënë pas. njëri nga efektivët e kanë kapur pranë një marketi dhe për shkak se ishin me shpejtësi të dy janë shembur në trotuar. Prandaj ka një njollë në brinjë besoj. Në këtë moment ai ka shfaqur gjendje të fikti.