Ish drejtori i ALUIZINIT në Shkodër dhe i vëllai i shpëtojnë sulmit në lagjen "Skënderbeg"

Një konfikt përshkallëzoi në përplasje me makinë dhe sulm me armë mbrëmjen e së martës në Shkodër. Vëllezërit Ardian dhe David Kiri u kthyen në shenjestër të Kristian Fermosit pas sherrit, motivet e të cilit mbeten të paqarta.

NE PERDITESIM

Ardian Kiri, ish drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i vëllai i tij David Kiri, ishin shënjestër të një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së martës, 25 tetor 2022 në Shkodër nga Kristian Fermosi.

Gjthçka nisi nga një debat mes Adrian Kirit dhe Kristian Fermosit, që përshkallëzoi në përplasje.

Tensionet janë rritur kur në zonë mbërriti David Kiri, i cili ka goditur me makinë Kristian Fermosin.

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke qëlluar me pistoletë.

Vëllezërit Kiri u shpëtuan plumbave që përfunduan në mjetet e parkuara aty, duke rrezikuar edhe viktima aksidentale, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, lëvizjet në lagjen "Skënderbej" në Shkodër ishin të shumta.

Sulmi me armë vuri në alarm policinë.

Ndërsa në rrugët e Shkodrës zbritën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Disa orë pas ngjarjes blutë vunë në pranga David Kirin.

Ndërsa Adrian Kiri dhe Kristian Fermosi,që nisën konfliktin që përfundoi me plumba janë shpallur në kërkim.
Ardian Kiri, rezulton person me precedent penalë.



Ai ka qënë edhe më parë i akuzuar për vrasjen e Marjan Martinit dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj, dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj.

Gjykata e ka dënuar Kirin vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.


Ora 09:50 Shkodër/ Arrestohet njëri prej vëllezërve, tentoi të zinte me makinë Kristian Fermosin 

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në qytetin e Shkodrës.  Nga hetimet dyshohet se pas të shtënave me armë fshihet një atentat i mbetur në tentativë ndaj Kristian Fermosit.

Policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve David Kiri, ndërsa është në kërkim Ardian Kiri

Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj informon se arrestimi i David Kirit u bë pasi ai ka tentuar të zërë me makinë Kristian Fermosin.

Ky i fundit ishte ai që qëlloi me armë drejt dy vëllezërve.


Ora 00:06 (26 tetor 2022) Të shtëna me armë zjarri në lagjen "Skënderbeg" të Shkodrës, kush ishte shënjestra

Policia e Shkodrës jep informacion mbi ngjarjen e ndodhur në orët e vona të 25 tetorit 2022 në lagjen "Skënderbeg".

Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armëve.

"Dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar" sqaron policia duke saktësuar se nuk ka persona të lënduar" informoi policia përmes një njoftimi të shpërndarë pak minuta pas mesnatës

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Nga informacionet paraprake mësohet është qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar. Edhe pamjet tregojnë shenjat e plumbave në makinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes


Ora 23:10 Të shtëna me armë zjarri në një lagje të Shkodrës

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.

Deri më tani, nga informacionet paraprake mësohet është qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar në lagjen “Prek Cali”.

Dyshohet se është qëlluar me armë nga mjet në lëvizje kundrejt një mjeti të parkuar.

Akoma nuk dihen shkaqet dhe dinamika e plotë e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e aj dhe kapjen e autorit ose autorëve.