“Nuk jemi të vonuar”, Caka: PL e ka filluar punën në terren, riorganizimi më i madh në Tiranë
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e PL, Silva Caka në një intervistë pqr Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth fushatës elektorale që po zhvillon Partia e Lirisë.
Caka shprehet se riorganizimi i kësaj partie ka filluar që përpara 25 korrikut.
Ajo thotë se riorganizimi në Tiranë do të jetë dhe më i madh si dhe thotë se duhet që të fillojë të testojnë disa emra.
Silva Caka: Partia e Lirisë për terrenin nuk ka asnjë lloj vonese se nuk fillon sot dhe nuk do të fillojë më vonë pasi ka filluar tashmë. Më përpara se 25 korriku ka filluar riorganizimi, në Tiranë do të jetë dhe më i madh për vetë faktin që është kryeqytet dhe këtu lëvizin politikat më të mëdhaja qoftë për poitikën në tërësi qoftë dhe për partitë politike në veçanti. Tirana do të ketë një organizim të posaçëm, pastaj bashkitë e ndryshme do të kenë organizim sipas rastit. Terreni për PL nuk ka filluar sot, ka filluar para shumë kohësh. Nuk besoj se ne si parti politike jemi të vonuar. Sa i përket disa mekanizmave, pavarësisht kuriozitetit të mediave mendoj se dhe duhet të kishim filluar pasi për disa emra duhet të testohet dhe plqyeshmëria e kandidatëve.
