Shkodër/ Policia informacion mbi të shtënat në "Skënderbeg" pas sherrit të një personi me dy vëllezër

Policia e Shkodrës jep informacion mbi ngjarjen e ndodhur në orët e vona të 25 tetorit 2022 në lagjen "Skënderbeg".

Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve Ardian dhe David Kiri ka përfunduar në përdorimin e armëve.

"Dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar" sqaron policia duke saktësuar se nuk ka persona të lënduar" informoi policia përmes një njoftimi të shpërndarë pak minuta pas mesnatës

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Nga informacionet paraprake mësohet është qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar. Edhe pamjet tregojnë shenjat e plumbave në makinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.