Daci: AMP e vonuar për Lear Kurtin, 7 orë më vonë dha njoftimin, më kujton Klodian Rashën
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Glidona Daci, gazetare, u shpreh se reagimi i AMP-së për Lear Kurtin ishte shumë i vonuar sepse ka ardhur 7 orë me vonesë.
Ajo tha se njoftime të tilla të policisë të kujtojnë ato të Klodian Rashës, ku u desh hapja e kamerave për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Daci: Reagimi i AMP-së është shumë i vonuar sepse ka ardhur 7 orë me vonesë. AMP-ja ka pasur në dorë një njoftim që nuk ishte njoftim. U tha se po shoqërohej në spital, më vonë u tha se ka ndërruar jetë 3 orë para se të shkonte në spital. Një njoftim me 7 orë kohë, kanë pasur në dorë për të bërë çdo gjë për ta rregulluar dhe për ta sjellë sa më të plotë.
Ato njoftime më kujtojnë kohën e Klodian Rashës me 3 njoftime dhe që më pas u desh hapja e kamerave dhe nxjerra e dosjes për të kuptuar atë që kishte ndodhur vërtetë. AMP thotë se vuante nga sëmundja e epilepsisë. Nxitimi i tyre për një version sëmundjeje, duket për justifikim të pjesës policore. Ama ajo ngjarje do të zbardhet.
