Meta optimist pas takimit me Berishën: Primare të përbashkëta me PD, Edhe kandidatët e PL në garë

Kandidatët e Partisë e Lirisë do të jenë pjesë e primareve të PD-së.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në një takim me kryetarin e Patrisë Demokratike Sali Berisha dhe doli optimist nga ky takim.

Do ti mbështesni kandidatët e Berishës për Tiranën? A keni propozuar ndonjë emër konkret?

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ilir Meta: Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë, që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë, parlamentit të Tiranës do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.

Do të ketë PL kandidat në primare?

Ilir Meta: PL respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemin kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku ne kemi kandidatë të cilët premtojnë për komunitetin e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe partitë tjera të opozitës.

Po kështu është e rëndësishme të respektojnë njëri-tjetrin, përndryshe cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë e jo për të shpalosur vizionin e tij të opozitës për bashkinë të përjashtohet nga gara.

Gazteraja e Ora News Katerina Hysenllari informon se të dy lidertë e partive ndodhen në takim, në selinë  e PD-së.

Takimi besohet se po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve vendore dhe protestave të paralajmëruara të opozitës.