Qyno: Policia e pranon të çarën në buzë të Lear Kurtit, janë përpjekur t’i kapin gjuhën në komisariat

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Elton Qyno u shpreh se tek viktima Lear Kurti është konstatuar një hematomë në pjesën e duarve nga hekuri i prangave.

Ai tha se policia e ka pranuar po ashtu se 32-vjeçari ka një të çarë në buzë, pasi janë munduar t’i kapin gjuhën që i ka ikur në komisariat.

Qyno: Leari ka një hematomë në pjesën e duarve nga hekuri i prangave, sepse çdo persona i arrestuar që shfaq tendenca për tu larguar, padyshim që bën shtrëngim tek duart dhe lënë shenje. Pjesa tjetër e shenjës është tek buza e tij.

Me aq sa kam lexuar nga, policia e ka pranuar se shenja në buzë është lënë nga ana e tyre, pasi atij i ka ikur 1 herë ose 2 herë gjuha brenda në komisariat për t’ia tërhequr dhe në këto kushte i kanë carë edhe buzën, prandaj i ka ngelur ajo hematomë. Ata e kanë mohuar dhunën, por një shok në media ka deklaruar se është ushtruar dhunë.

Lear Kurti humbi jetën pasi u ndalua nga patrullat e policisë në rrugën “Don Bosko”, Tiranë mesnatën e 19 tetorit 2022.