Lear Kurti/ Daci: Jam dakord me protestat e opozitës, por jo të fyejnë policinë që kanë marrë urdhër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 22:53
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetarja Glidona Daci u shpreh se nuk është kundër protestave të opozitës për kauza si ajo e Lear Kurtit.
Ajo shtoi se nuk është dakord që të fyejnë policinë në terren që do të bëjnë të njëjtën punë edhe po të vijë opozita në pushtet.
Daci: Nuk jam kundër që opozita të protestojë për kauzën e Lear Kurtit, por nuk jam dakord që të fyejnë policinë aty që do të bëjnë të njëjtën punë edhe po të vijë opozita në pushtet.
Këtu është problemi i protestave tona, duke fyer ato policë që kanë marrë një urdhër për të qëndruar aty. Shumë kanë filluar edhe të japin dorëheqjen për shkak të pagave dhe uniformave që u doli boja.

