Softa: Dikujt që ndihej keq duhet t’i japësh ndihmën e parë, jo t’i vësh prangat e policisë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Fatjon Softa, ekspert sigurie, një personi që ndihet keq i duhet dhënë ndihma e parë, jo t’i vësh prangat.

Ai tha se përdorimi i dhunës në mjet të policisë dhe komisariat, është i përjashtuar se çfarë mund t’i bësh një personi që nuk ka fuqi për të reaguar.

Softa: Çfarë është e gabuar? Njeriu duhet ta shtrirë dhe t’i japësh ndihmë e parë sa të një shërbimet e ambulancës. Momenti i vendosjes së prangave, se duhen matur disa elementë, sepse janë jetikë. Nuk mund të vendosen prangat, por duhet t’i jepeshin mundësi për frymëmarrje.

Mendoj se përdorimi i dhunës në mjet të policisë dhe komisariat, është i përjashtuar se çfarë mund t’i bësh një personi që nuk ka fuqi për të reaguar, sidomos kur kanë qenë 6 punonjës policie. Mund të flasim për momentin e ndalimit. Tek spirali ndërkohë është moment delikat.