Kërcënimet e prokurorëve, Qyno: Yuri Kim e Arben Kraja të njëjtat deklarata, hanë dreka bashkë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Elton Qyno u shpreh se deklaratat e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe kreut të SPAK Arben Kraja janë në sinkronë pasi janë njerëz që flasin pothuajse çdo ditë.
Ai tha se prokurorët nuk është se kanë pasur kërcënime vetëm këto vite, pasi ata prokurorë aty kanë qenë me Krimet e Rënda ku është bërë një punë kolosale
Qyno: Po të shohësh deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës janë në sinkronë, pasi janë njerëz që flasin pothuajse çdo ditë dhe çdo javë drekojnë dhe pinë bashkë. Kjo është e ditur. Prandaj i kanë sinkronë deklaratat. Bëhet një plan gjatë fundjavës dhe hidhet gjatë javës në medie.
Prokurorët nuk është se i kanë pasur vetëm këto vite të SPAK-ut kërcënimet. Ato prokurorë aty kanë qenë me Krimet e Rënda ku është bërë një punë kolosale, në raport me ato që kanë bërë këta në 3 vite. Aty ka pasur njerëz dhe ka që shantazhohen dhe kërcënohen, por ama bëjnë punën e tyre konform ligjit.
