Aksident në Skrapar, përplaset pranë shkollës 8 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 12:25
Një aksident ka ndodhur në Skrapar, pranë një shkolle 9 vjeçare.
Drejtuesi i mjetit ka përplasur një fëmijë 8 vjeçar.
Djali mësohet se është pagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
"Në lagjen "Estref Caka", shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore," njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.