Vlorë: Mbi 140 doza kokaine e kanabisi gjenden në banesë gati për shitje në lagjet e qytetit

Një 58 vjeçar dhe një 27 vjeçar nga Vlora janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndarnin doza kokaine dhe kanabisi në zona të ndryshme të Vlorës.

Arrestimi I tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Local”

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, policia gjeti dhe sekuestroi 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.