Vdekja e 32 vjeçarit në Tiranë, reagon Rama: Hiena që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Twitter mbi vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti, ditën e djeshme.
Ai foli ashpër ndaj akuzave të opozitës se i riu kishte humbur jetën nga keqtrajtimi i policëve, ndërsa i quajti ato hiena që po shqyejnë një të vdekur.
"Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!" shkroi ai.
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2022