Zbulohet shtëpia me kanabis e municion luftarak në Krujë, policia konstaton dhe vjedhje të energjisë

Një person është arrestuar nga policia në Krujë ditën e  sotme pasi në banesën e tij u gjetën dy dhoma të përshtatura për kultivimin e kanabisit.

23 vjeçari veç kultivimit, kishte bërë edhe ndërhyrje në rrjetin elektrik uke i furnizuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Fokusi" u arrestua V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

"Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme," njoftoi policia.

Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet shtëpia me kanabis e municion luftarak në Krujë, policia