Studentët pengje të diplomave? Të rinjtë e Mjekësisë kundërshtojnë propozimin e kryeministrit
Studentët e fakulteteve të mjekësisë nuk janë dakord me kryeministrin Edi Rama për të mos u dhënë diplomat pas përfundimit të universitetit. Ata thonë se është shkelje e të drejtave të tyre, ndaj kërkojnë aplikimin e politikave të tjera për ti mbajtur të rinjët në Shqipëri.
"Një student i mjekësisë nuk do ta japë diplomën menjëherë sa mbaron shkollën," ka thënë Edi Rama.
Ky propozim i kryemistrit ka shqetësuar studentët të ciëlt mezi presin të diplomohen.
Erisa Shameti dhe Sara Merka janë në vit të 5 në stomatologji dhe thonë se është e padrejetë nëse kjo realizohet.
Ata kërkojnë politika të tjera për mbajtjen bluzave të bardha në Shqipëri.
"Është kënaqësia e studentit në fund që pasi ka mbyllur 5 vite shkollë, të shpërblehet e diplomën. Nuk do të ikin të gjithë jashtë shtetit.
Mendoj se ky nuk është një vendim shumë i drejtë, pasi secili ka të drejtë të zgjedhë se çfarë do të bëjë me të ardhmën e tij. Në fund të fundit ne kemi studiuar për pesë vite dhe është e drejta jonë të marrim diplomën dhe të vendosim vetë se çfarë të bëjmë.
Do të kisha shumë dëshirë që ti shërbeja vendit tim. Nuk largohesh që të fillosh një jetë të re, megjtuihatë nëqoftëse do t krijoja kushte më të mira jashtë, sigurisht që do të largohesha," thonë ato.
Kryesisht të rinjtë që janë në përfundim të studimeve e shohin të vështirë jetesën në Shqipëri, ku theksin e vendosin të pagat e ulëta.
"Nuk do të qëndroj këtu sepse nuk ka kushte dhe paga të mira për të qëndruar.
Kam qenë gjithmonë ai person që thoja të rri në Shqipëri, por kështu si po shkojnë gjërat, do të ishte më mirë, që për një periudhë kohe të isha jashtë e të kthehem më pas," thonë ato.
Studentët e vitit të parë në degët e mjeksisë, mendojnë se qëndrimi në shqipëri është në të mirë të vendit.
"Mendoj se po të rrinë studentët në Shqipëri do të ketë më shumë zhvillim.
Mendoj që është e drejtë një vendim i tillë, pasi shumica po largohen nga vendi dhe këta persona i duhen vendit këtu," thonë disa studentë.
Ndërkohë një pjesë e mjekëve, të pyetur për këtë situatë thanë se kjo është një deklaratë që Rama po e përdor për të hequr vëmendjen nga protesta e pedagogëve, e nuk do të flasin për aq kohë sa kjo nuk është hedhur në letër.
Largimi i mjekëve dhe infermierëve nga vendi është kthyer tashmë në shqetësim për qeverinë, e cila pavarësisht politikave nuk po arrin ti bind për të investuar në Shqipëri.