Riverifikimi i zyrtarëve, Berisha: Gjueti shtrigash për Metën, dosjet kanë qenë të hapura prej 2008

Riverifikimi i zyrtarëve, Berisha: Gjueti shtrigash për Metën,

Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se fshihet "një gjueti shtrigash" ndaj Ilir Metës, pas miratimit të ligjit që i hap rrugë riverifikimit të të gjithë personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit

“Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave për Ilir Metën. Se ai është amendament anti-Metë. Ai përdori një amendament si alibi, por në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin.

Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është trillim fund e krye. Dosjet me ligjin e 2008 kanë qenë të hapura për çdo individ që ka dashur pa asnjë dyshim. Nëse Edi Ramës i intereson një luftë e të gjithëve kundra të gjithëve nuk i intereson askujt një praktikë e tillë përveç atyre që duan të mbjellin urrejtje."