Tentuan të kalonin 1.2 mln € false në Rinas, Gjykata dënon me 6 vite burg secili dy prej tyre, francezja shpallet e pafajshme

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshme shtetasen franceze Jennifer Chollet dhe ka dënuar me 12 vite në total nga 6 secilin dy të pandehurit e tjerë, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.

Togat e zeza rrëzuan të dyja akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj Chollet, atë të "falsifikimit të monedhave e kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda", dhe "Mashtrimit të mbetur në tentativë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë dy të tjerët janë shpallur fajtor për veprën penale të 'falsifikimit të monedhave e kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda".

Ndaj tyre ra akuza e mashtrimit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar në total 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze të cilët akuzohen për futjen e qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.

Nga 9 vite burg, ndaj Ngakam dhe Nkeh, zbriti në 6 për secilin për shkak të gjykimit të shkurtuar. Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra” dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas Prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë më 17 shkurt në aeroportin e Rinasit, rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.