Meta zbulon marrëveshjen me Sali Berishën për zgjedhjet vendore 2023, pranon primaret e PD-së
Kryetari i Partisë së Lirisë zbulon marrëveshjen me Sali Berishën për zgjedhjet vendore 2023.
Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët që do të dalin nga primaret e PD-së.
Ilir Meta: “Për mua marrëveshja është e përfunduar. Do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë PD. Ajo e vërteta dhe e vetmja. Për mënyrën si do të përzgjidhen kandidatët përgjegjësia i takon Sali Berishës për ne rëndësi ka fitorja kundër bandës së qeverisë. Nuk do të ketë asnjë kandidat nga PL që sfidon kandidatët e PD. Për ne e rëndësishme është fitorja kundër bandës së rilindjes në zgjedhjet vendore. Kjo është vendimtare
Ndërkohë PL do të synojë këshillat bashkiakë dhe Meta është optimist se rezultati i PL-së do të jetë spektakolar në Tiranë dhe në qytete të tjera.
Ne si forcë politike jemi të qartë. Do të synojmë maksimumin në të gjitha këshillat bashkiakë të vendit.Jam i sigurtë që rezultati i PL-së në zgjedhjet që vijnë do të jetë spektakolar në Tiranë e në qytete kryesore”
Përsa i takon kandidatëve, nuk do të ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidatët e Partisë Demokratike.
