Ambasadorja Kim takon gjyqtarët e Apelit: Bëni punën me ndershmëri, ne do të jemi krah jush

Ambasadorja Amerikane vijoi takimet në Gjykatën e Posaçme po këtë herë me gjyqtarët ë Apelit. Ajo u kërkoi togave të zeza që të vijojnë të punojnë me ndershmeri, duke garantuar se nuk do t`ju mungojë mbështetja.

Për të tretën ditë radhazi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vijuar të japë mesazhe për gjyqësorin.

Gjatë një takimi me gjyqtarët e Apelit të Posaçëm, Kim u ka kërkuar gjyqtarëve të jenë te guximshëm në zbatim të ligjit

Kim: E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror që ta bëjë punën e tij me ndërshmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo i falenderoi ata për punën e tyre të madhe për një gjyqësor të paanshëm dhe të drejtë.

Kim: Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të.

Dy ditë me parë diplomatja amerikane zhvilloi një takim edhe me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme në Shkallën e Parë.

Takimet e ambasadores vijnë në një kohë që SPAK është drejt finalizimit të disa dosjeve të rëndësishme.