Digjet një banesë në Vlorë, shpëtohet e moshuara. Dyshohet se u shkaktua nga shkëndijë elektrike
Një e moshuar shpëtoi në Vlorë, pasi banesa ku jeton u përfshi nga flakët. Dyshimet janë se zjarri nisi nga një shkëndijë elektrike.
Një banesë u përfshi nga një zjarr paraditen e kësaj të premteje në lagjen “Partizani në Vlorë
Në kohën kur shpërthyen flakët, aty ndodhej e vetme një e moshuar e cila u shpëtua nga fqinjët.
Një shkëndijë elektrike dyshohet se u bë shkak i zjarrit, për vënien e të cilit nën kontroll u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikesë.
"Po të gjitha gjërat ishin të fikura, se nga erdhi ajo flakë unë nuk e di. Edhe tek korenti, ishin ulur ato çelësat. Gjella qe bërë me gaz, ajo ishte fikur," tha e moshuara.
Fatmirësisht, e gjithë ngjarja përfundoi pa të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ekspertët zjarrfikës dhe ata të policisë nisën një hetim për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

