Fushatë asfalti para zgjedhjeve/Pas Tiranës e Korçës, edhe Bashkia e Lezhës kujtohet për “arnimet” e rrugëve

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet vendore, bashkitë që drejtohen nga socialistët kanë nisur një fushatë të mirëfilltë të arnimit të rrugëve në territoret që ata mbulojnë. Pas Tiranës dhe Korçës, tashmë është Bashkia e Lezhës që ka vendosur të shpenzojë 250 milionë lekë, ose rreth 214 mijë euro për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale dhe urbane në territorin e kësaj bashkie.

Afrimi i zgjedhjeve lokale u ka futur ethet krerëve të bashkive në vend, dhe të gjithë duket se po lëshojnë dorën sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore.

Pas Erion Veliajt dhe Sotiraq Filos në Korçë, tashmë radhën e ka Pjerin Ndreu, i cili në fund të mandatit të tij në krye të Bashkisë së Lezhës, ka vendosur të shpenzojë 250 milionë lekë, ose rreth 214 mijë euro për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale dhe urbane në territorin e kësaj bashkie.

Sipas dokumenteve të tenderit, shuma prej 214 mijë eurosh do të përdoret për ndërhyrje në 20 rrugë.

Ndërkohë fituesi i këtij tenderi është shpallur “ULZA”, e cila kishte ofruar rreth 20 mijë euro më shumë se oferta më e ulët, e cila ishte paraqitur nga subjekti “SIRETA 2F”.

Kompania fituese ka karkuar sa 97% të fondit limit për të kryer punën për 36 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.

Tenderët e bashkive për riparimin e infrastrukturës rrugore po mbijnë si “kërpurdhat pas shiut” pak muaj para fushatës, ndrësa Bashkia e Lezhës është e treta në radhë që e bën këtë gjë.

Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës njoftoi se do të harxhojë 1 miliardë lekë për ndërhyrje në rrugët e njësive administrative.

Gjithashtu edhe Bashkia e Korçës do të harxhojë 108 mililonë lekë për këtë punë.