Dita e pestë e bojkotit/ Pedagogët në protestë kombëtare të hënën, ftojnë dhe studentët

Sot, në ditën e pestë të bojkotit të mësimit dhe protestës duket se pedagogët nuk kan ndërmend të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Kreu i sindikatës së punonjësve të arsimit të lartë, Alkesandër Kovaçi paralajmëroi se do të vijojnë protestën e tyre përsa kohë nuk ka rritje të pagave.

Ai u bëri thirrje dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Primare sipas tij është rritja e financimit për universitetet.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë.

Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit.

Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët.

Le të jemi të gjithë bashkë ditën e hënë, le të vijnë edhe kërkesat e studentëve se çfarë kërkesash kanë ata dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre, ën mënyrë që të optimizojmë aksionin tonë, veprimin tonë në mënyrë që në një kohë sa më të shkurtër të mund të kemi rezultatin e duhur si rezultat i komunikimit me autoritetet përkatëse.

Ju bëjmë thirrje përsëri autoriteteve që nga Qeveria dhe institucioneve të tjera në lidhje me Arsimin e Lartë Publik Shqiptar, po ashtu i bëjmë thirrje edhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare, parlamentare apo jo-parlamentare të gjithë çështjen e arsimit publik por në veçanti arsimit të lartë publik.

Ne themi që jemi në rrugën e duhur, në të drejtën tonë, për një ndryshim thelbësor të situatës," tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi.