Ora News siguron pamjet e para ku u gjet 34 vjeçari i pajetë në Fushë - Krujë

Ora News ka siguruar pamjet e para nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i 34 vjecarit Indrit Ndoj.

Mësohet se ai u gjet nga familjarët e tij në një kanal mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

34 vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi trupi është gjetur i ftohtë sipas dëshmitarëve.