Yuri Kim vizitë në Gjykatën e Posaçme: Kriminelët po ndjejnë presionin
Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme morën mbështetje nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Gjatë një takimi zyrtar, diplomatja Amerikane u ka kërkuar gjyqtarëve të rezistojnë ndaj kërcenimeve dhe te vijojë të japin vendime ndaj ndaj zyrtaravë të korruptuar të cilët sipas Kim, po e ndjejnë rrezikun.
Ambasadorja e Shtetve te Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim takoi anëtarët e Gjykatës së Posaçme, ku ka përcjellë mesazhe mbeshtetëse për punën dhe vendimet e tyre të cilat sipas diplomates kanë rritur besimin te publiku dhe partnerët ndërkombëtarë
“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t'u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon.
Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare," shkruan ajo.
Ambasadorja Kim u ka kërkuar gjyqtarëve të rezitojnë ndaj kërcënimeve të kriminelëve të cilët sipas saj e ndjejne rrezikun.
"Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë,” shkroi ajo.
Takimi i ambasadores Yuri Kim me gjyqtarët e gjykatës së posacme vjen vetem pak ditë pas nje reagimi të saj ne rrjete sociale ku dënoi kërcenimet ndaj njerezve te drejtësisë.
Më herët ajo është takuar me prokurorë dhe drejtues të spak të cilët i ka mbështetur në punën e tyre.