Berisha ndez motorët për protestat, takon sot krerët e degëve PD Tiranë, krah tij dhe Xhelal Mziu
Kryetari i PD-së Sali Berisha do të ketë sot një takim me krerët e degëve të PD-së në Tiranë për axhendën e protestave.
Në takimin me deputetët e grupit parlamentar Berisha u bëri të qartë se demokratët do të mbështesin kauzën e pedagogëve por se nuk do të ndërhyjnë në protestën kombëtare që pritet të organizohet nesër.
Sali Berisha: “Kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare. Denoncimi i këtij agresioni dhe sulmi të shpëlarë ndaj tyre. Solidarizohemi plotësisht dhe mbështesim grevën. Ne kemi axhendë tonë dhe po e përgatisim. Kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës. Dy janë çështjet kryesore: Protesta e primaret. Ne kemi axhendën tonë, sindikatat kanë të tyren. Do të mbushim sheshet do të jemi në ballë të protestave në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”
Berisha tha se Rama po kërcënon elitën e pedagogëve për të ngritur elitën e patronazhistëve si Enver Hoxha.
Sali Berisha: “Të dashur pedagogë, i kërkoni faturë për paratë e emigracionit që fitoi me të cilët ndërtoi vilën. Të na tregojë një faturë. Ai kërcënon pedagogët. Kërcënon me mbyllje universitetet e Gjirokastrës dhe Korçës.”
Berisha më tej nxiti dhe mjekët të dalin në protestë.
Sali Berisha: “Po shkatërron sistemin e shëndetësisë. Bluzat e bardha kanë përgjjgësi të madhe po shohin shkatërrimin e sistemit para tyre, duhet të ngrihen fuqishëm”
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar u vu re dhe prania e deputetit demokrat Xhelal Mziu.
