Rikthehet sistemi TIMS në Portin e Vlorës

Pas problemeve një ditë më parë kur sistemi TIMS ka rënë për rreth 1 orë e gjysmë, gjatë mëngjesit të sotëm nuk ka patur probleme në pikën e kalimit të kufirit në Portin e Vlorës.

Sistemi TIMS ka funksinuar normalisht ndërsa nuk ka patur probleme për rreth 100 pasagjerë që kanë mbërritur këtë mëngjes me tragetin Brindisi-Vlorë.