Fasha 800 KW/h "asi nën mëngë" i kryeministrit. Rama e ministrat të mërzitur luten për shi
PS ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Kryesocialisti Edi Rama ka nisur turin e takimeve nëpër qytete.
Sot takimin në Gjirokastër e nisi me superlativat ndaj qeverisë së tij në përballimin e kësaj situate të rëndë për Europën krijuar nga lufta në Ukrainë.
Edi Rama: “Po flitet për një dimër që do të jetë më i vështiri pas Luftës së Dytë Botërore për Europën dhe për ne. Sepse Europës i janë kufizuar maksimalisht burimet e energjisë elektrike dhe të ngrohej. Në këtë kontekst ne jemi ende të pagoditur për fat por edhe për shkak të vendimit të vendosmërisë së qeverisë me thënë të drejtën"
Ju vazhdoni të paguani me çmimet para luftës dhe ajo që nuk shihni është ajo që paguan buxheti, arka e përbashkët e shtetit.
Qeveria është këtu për tu bërë mburojë dhe për të mos lejuar që kriza energjetike që ka çuar çmimet në stratosferë të shfaqet në faturën e energjisë elektrike, qoftë të familjeve dhe bizneseve të vogla.”
Më pas u kujtoi qytetarëve ‘favorin” për të mos aplikuar fashën 800 kW/H për tetorin por se ajo është aty ‘si asi nën mëngë” për nëntorin.
Edi Rama: “Pavarësisht se ne kemi vendosur një fashë deri në 800 kilovat për të gjitha nevojat e familjeve dhe kemi thënë që mbi 800 kilovat do të paguhet çmimi real i energjisë. Duke parë që kishimnjë mundësi nuk e lamë atë mundësi për të futur duart në arkën e fa,miljeve mbi fashën por e shtymë se u krijua një mundësi.
Jemi duke parë do të krijohet një mundësi të mos vendoset fasha në muajin nëntor? Dhe për tu krijuar mundësi duhet nga njëra anë të kemi reshje, koha është shumë e bukur. Por për këtë duhet të kemi reshje. Unë jam së bashku me kolegët e koleget e qeverisë jemi me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shikojmë re e shi, komplet paradoks. Por nga ana tjetër përveç reshjeve duhet dhe kursim”
Në vitin e ardhshëm qeveria do të krijojë një sistem elektronik të regjistrimit të të gjithë individëve që janë të dy punësuar sipas projektligjit përmes kësaj procedure do të bëhet e mundur identifikimi i tyre në kohë reale, ndërsa në fund të vitit financiar do tatimorët do të llogarisin edhe tatimin mbi fitimin që duhet të paguajnë për të ardhurat e krijuar.
Po ashtu propozohet të ndryshohet edhe gjoba për vonesën e vetëdeklarimit nga 5 mijë lekë që është aktualisht do të kërkohet që ndëshkimi të shkojë në 30 mijë lekë.
