Atentati ndaj Gjon Menës, dosja e Gjergj Cukalit shkon në gjykatë
Kalon për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit, për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesminit Gjon Mena nga Kamza i kalon SPAK.
Ndërkohë që pjesë e dosjes është edhe Enver e Edmond Jamaku. Të tre këta persona janë të dyshuar për atentatin në 9 shkurt 2021 ndaj Gjon Menës, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi.
Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime SPAK.
Të dyshuarit akuzohen për vrajse me dashje e mbetur në tetative dhe grup i strukuturar kriminal.
Jamaku ka thënë se Cukali i ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.
Ngjarja u shënua më 9 shkurt 2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar Gjon Mena. Si pasojë e shpërthimit Mena pati dëmtime në gjymtyrë.


