"Jemi vendi më pro-evropian në kontinent", anketat: 97% e shqiptarëve duan anëtarësim në BE

Sipas disa anketave nga jashtë vendit, Shqipëria është shteti që e do më shumë anëtarësimin në kontinent e cila ndiqet nga Kosova duke lënë pas edhe Ukrainën. Vetëm 34% e serbëve duan integrim, ndërsa shifra e Zvicrës është e pallogaritshme.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duket se mbështetet nga një shumicë absolute e qytetarëve.

Shqipëria renditet vendi më entuziast për t’u anëtarësuar në BE në kontinent dhe sidomos në rajon.

Në anën tjetër sipas sondazheve të opinionit publik, qytetarët serbë shprehën mbështetjen më të vogël për anëtarësim në BE në rajon.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përqindja e mbështetjes është pothuajse e njëjtë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë, të cilat prihen nga Kosova.

Duke bërë krahasime ndërmjet vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë, anëtarësimi në BE mbështetet nga 97% për qind e qytetarëve shqiptarë, ndërsa në Kosovë nga 93% e popullsisë.

Në Bosnje Hercegovinë, vend ky që sapo është rekomanduar nga Komisioni Evropian për statusin kandidat, anëtarësimi mbështetet nga 76% e qytetarëve, po kaq edhe në Mal të Zi.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, ku negociatat kanë mbetur pezull për shkak të përçarjeve politike, anëtarësimin në BE e mbështesin 74% e qytetarëve.

Sipas sondazheve, anëtarësimi në Serbi mbështetet vetëm nga 34 % e qytetarëve. 

Është e rëndësishme të thuhet se, nga ana tjetër, vetëm tre për qind e qytetarëve zviceranë dhe 26 për qind e qytetarëve norvegjezë mbështesin anëtarësimin në BE.

Në Islandë, kjo mbështetje është 47 për qind. Në Mbretërinë e Bashkuar, 48 %.

Nga ana tjetër, 91 % e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE në Ukrainë, dhe 83 % në Gjeorgji.