Mes varfërisë e mjerimit. Në shtëpinë e Majlindës nënë e 6 fëmijëve në Kallm të Fierit

Majlinda Hatia është nënë e 6 fëmijëve që jeton në Kallm të Madh në Fier, ndërsa ata jetojnë në kushte të mjerueshme ekonomike. Ajo apelon përmes Ora News për ndihmë tanimë që edhe dimri është në prag.

Majlinda Hatia është nënë e 6 fëmijëve të vegjël. 

Në këtë shtëpi në Kallm të Madh në Fier, ku jeton familja Hatia, diku mungon dera, e diku dritarja.
Myku ka mbuluar shumë pjesë të shtëpisë.

Nëna e 6 fëmijëve pohon se nuk ka mundësi as të punojë sepse ka fëmijë të vegjël.

“Nje divan nuk kam për fëmijët, nuk kam krevat, dhomat nuk i kam pa shtruar, as tapet. Kërkoj nga shteti të më rregullojnë çatin sepse po vjen dimri, pikon uji dhe më rrinë dhomat ujë" tha Majlinda.

Majlinda Hatia apelon për ndihmë, tanimë që edhe dimri është në prag.

“Gjate dimrit fëmijët i mbaj me batanije, dru nuk kam as lekë nuk kam thotë Majlinda.

Sipas UNICEF, rreth 35 400 shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të varfërve në vend, si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.