Ora News në auditoret e Universiteteve me studentë por pa pedagogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 13:17
Viti akademik në Universitete ka nisur ndryshe këtë vit. Shumë pedagogë i janë bashkuar thirrjes për bojkot deri në plotësimin e 9 kërkesave nga qeveria Rama, pjesë e të cilave është dhe rritja e pagës me 50%.
Studentët shkojnë në auditore dhe pasi qëndrojnë për disa minuta largohen. Ka pasur nga ata pedagogë që vetëm kanë bërë prezantimin me studentët pastaj kanë informuar vendimin e tyre për bojkot. Ka pasur pedagogë që nuk kanë shkuar fare dhe studentët e kanë mësuar nga të tjerët ose nga mungesa faktin që pedagogu nuk do të jetë në orën e caktuar për leksion apo seminar.
Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi ishte në auditoret e Universitetit të Politeknikut për të parë nga afër dhe marrë mendimin e studentëve.