"Nuk shtyhet më!" Berisha nis nesër takimet për organizimin e protestave

Kryetari i PD-së Sali Berisha nis përgatitjet për protestat kundër qeverisë Rama. Nga nesër do të ketë takime me kryetarët e degëve të Tiranës.

Sali Berisha: “Tirana futet në 3 vendet me qira më të larta në Europë, pas Mynihut dhe Parisit, se I rrit droga e vetëm droga. Situata është shumë e rëndë.

Ky duhet të përballet me qytetarët. Nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumë planëshe. Primaret janë primare protestat janë protesta. Nuk shtyhet më protesta” tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Gjithashtu do të ketë takime edhe me frontin opozitar.

Sali Berisha: “Linjat e kuqe i ka kaluar kjo qeveri. Tirana në krye dhe beteja nis. Do të marr takim me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë me forcat tjera aleate, sindikatat”

Berisha nxit studentët të bashkohen në protestën e pedagogëve të cilën e mbështet dhe opozita dhe paralajmëroi Ramën duke e akuzuar se po kërkon të largojë të rinjtë shqiptarë e të mbushë universitetet me të rinj të huaj.

Sali Berisha: “Dyert e universiteteve duhet të jenë të hapura. O do lëvizësh mesataren ose do të ikësh. Njëra nga të dyja. Jemi të gatshëm të derdhen në rrugë e sheshe. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren se do marr nga Bangladeshi. Ka gjetur mesataren për të kufizuar hyrjen çka nuk e bën askush. Kjo është politika që ndiqej në diktaturë. Mund të bëhet me konkurs ose praktikë por dyert duhet të jenë të hapura. U bëj thirrje studentëve të mbështesin fuqishëm protestën e pedagogëve”