Gjirokastër/ Burri i sëmurë mbyll gruan në banesë, ndërhyn zjarrfikësja

Një grua e izoluar në banesë ka kërkuar ndihmën e policisë për tu liruar. Ngjarja është shënuar sot në një nga banesat dy katëshe në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

Mësohet se bashkëshorti ishte me aftësi të kufizuara mendore ndërsa gruaja vuante nga paniku. Në këto momente është ndërhyrë nga policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të lirojnë gruan duke shkatërruar derën e banesës. Ndërkohë kryefamiljari është shoqëruar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.