SPAK tërheq aktet për Erion Alibej

Prokuroria e Posaçme ka tërhequr nga gjykata aktet per Erion Alibejn, i cili po gjykohej si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. Në kërkesën e paraqitur para togave të zeza, Spak bën të ditur se do te vijojë hetimin për të parë deklarimet e bashkëpuntorëve të drejtesisë. Shkak për tërheqjen e dosjes është bërë fakti se thëniet e shtetasve  Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë të ndryshme me ato që ka thënë i penduarit tjetër i drejtësisë Euglent Halili.

Dosja penale ndaj Erion Alibejt ishte dorëzuar në gjykatë në shkurt të këtij viti, dhe prej asaj kohe, procesi ka vijuar për tetë muaj. Bazuar në hetimet e prokurorisë, Alibej dyshohet se është përfshirë në raste të tjera të porosive për vrasje, ndaj prokurori ka deklaruar se nevojiten hetime shtesë me qëllim për ta kthyer dosjen në gjykatë pasi të jetë plotësuar me prova.

Një prej ngjarjeve të cilat prokuroria kërkon ti hetojë është fragmenti i dëshmisë ku Nuredin Dumani flet për fotografinë e oficerit të policisë me iniciale K.G. dumani ka pretenduar se foton e policit e mbante në celular pasi Erion Alibej kishte kërkuar vrasjen e efektivit i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020.

Grupi i hetimit dyshon se efektivi ka marrë në pyetje një të ri i cili ka hedhur dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, krime të ndodhura brenda një kohe të shkurtër.

Emiljano Ramazani u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, pasi kishte ndalur makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Ndërkohë Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit më 29 korrik 2020.