Vlorë, shtyllat në mes të rrugës si gozhda e Nastradinit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 18 Tetor 2022, 13:23
Në çdo vend të botës janë vijat e bardha ato që ndajnë dy korsi në një rrugë.
Por në Vlorë, rrugën e ndajnë shtyllat.
Të vendosura në mes të rrugës së makinave në lagjen Kume, askush nuk është kujtuar për to.
Madje, rruga që deri para pak javësh ishte me gropa, tanimë është asfaltuar, por shtyllat përsëri nuk u lëvizën nga aty.
Banorët e zonës thonë e ajo që ka ndodhur në lagjen e tyre është skandaloze.
"Janë si gozhdë e Nastradinit. Janë burim aksidenti" thonë banorët.
Këto shtylla janë ndër të tjera edhe burim aksidenti për automjetet.
Ende nuk dihet nësë ndonjë institucion do të kujtohet se ka harruar shtyllat në mes të rrugës.
