Eda Grimci: Asnjë politikane në Shqipëri nuk e ka arritur standartin për të qeverisur vendin

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në  RTV ORA ishin Xhoi Jakaj, Kejdi Mejmetaj dhe Eda Grimci për të diskutuar për gratë në politikë dhe paragjykimet ndaj udhëheqjes së grave.

Ajo çfarë e shqetëson më së shumti në politikbërjen shqiptare, Xhoi Jakajn është fasada.

Xhoi Jakaj: Ka shumë probleme me fasadën. Ka shumë njerëz të varfër në Shqipëri. Nëse politikanët duan të përdorin rrjetet sociale, të paktën t’i përdorin të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Mendoj që shumica e gjërave në politikë po kthehen në fasadë.

Kurioziteti se si janë gratë në politikë ka pasuar në debate në studio midis Xhoi Jakajt dhe Eda Grimcit.

Jakaj u shpreh se gratë Vishen dhe lyhen për të qenë sa më të kuruara në pamjen e jashtme, por flasin si burra.

Xhoi Jakaj: Gratë në politikë shpenzojnë 5000 euro për atlete dhe e kanë fokusin tek veshja , jo tek përmbajtja. Vishen dhe lyhen për të qenë sa më të kuruara në pamjen e jashtme, por flasin si burra.

Por për Eda Grimcin kjo nuk është e vërtetë pasi ka gra që sipas saj janë kthyer në personazhe në politikën shqiptare.

Eda Grimci: Nuk është e vërtete. Ka gra që vishen dhe janë korrekte në politikbërje.  Ka gra në politikë që janë kthyer në personazhe në politikën shqiptare dhe kanë ndikuar, mbahen mend nga populli.

Eda Grimci ka përmendur emrin e Elisa Spiropalit si gruan më arrogante në politikë.

“Elisa Spiropali është gruaja më arrogante në politikë, por  konsiderohet e fortë në kampin tjetër.” tha Eda Grimci.