Vrasja e Martin Çeços, flet nëna e Martinës: Në polici na kanë kërcënuar, firmosëm pa ditur gjë

Nëna e Martina Pajollarit ka deklaruar sot se vajza e saj dhe dy kushërinjtë janë të pafajshëm në vrasjen e Martin Çeços.

Ajo madje deklaroi se në polici i kanë kërcënuar e i kanë bërë presion.

Sipas saj policia ka keqkuptuar marrëdhëniet që kanë pasur kushërinjtë me familjen Pajollari, pasi sipas saj ata e kanë ndihmuar dhe bukë e ushqime.

"Është e vërteta nuk është hiç. Ai i bëri ftesë dhe vajza nuk ia pranoi, një herë dy herë. Pastaj seç na futën këto në ngatërresë. Dhe atë firmën që hodhëm, pa shkollë jam firmë kot hodha. Vajza nuk ka bërë asgjë. E kanë marrë me zor,na kërcënonin, na bënin.

Atje në polici, erdhën e na morëm me zor në 12 të natës. Vajzën e goditën, mua më thonin dil jashtë. Unë rrija atje e dëgjoja. Jemi të pafajshëm, na kanë rënë në qafqë. Edhe ata djemtë janë të pafajshëm.

Mua më kanë rritur ata, me bukë e më të gjitha. Më kanë ndihmuar me ushqime e bukë. janë shumë të pafajshëm si ata dhe vajza ime. Vazjën e aknë marrë 3-4 herë, e çuan andej. Ne se dimnim as vendin nga ishte. Vajza qante.

Ata na ndihmonin, por ata (policia) e mori për tjetër gjë. Se unë me burrë të sëmurë, kam katër fëmiëj, ata më ndihmonin me ushqime. Ata e morën për tjetër gjë. Thonin ka të dashur Valter Mollën. Ai ka vajzën sa vajza ime.

Dua nga shteti të lirojë vajzën dhe ata (kushërinjtë). Janë të pafajshëm. E dua vajzën në shtëpi, burri i sëmurë e kërkon," tha ajo.