Dosjet e spiunëve nervozojnë kuvendin, debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve për hapjen e dosjeve

Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Ligjeve për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Deputeti Enkeled Alibeaj kërkoi që mazhoranca të votojë një amendament sipas së cilit çdo person mund të ketë akses në dosjet e ish-sigurimit.

Enkelejd Alibeaj: Por nëse e miratojmë për teknikë legjislative, mund ta çojmë tek neni 19 tek neni 20 e me radhë ku të doni ju. Ama në votë do ta hidhni tani. Ne duam hapjen e dosjeve. Nga qëndrimi për këtë amendament do të shihet nëse jeni ju për hapjen e sosjeve apo jo.

Maxhoranca kundërshtoi amendamentin e Alibeajt duke thënë se kemi të bëjmë me fate njerëzish dhe jo me rrjete sociale.

Ermonela Felaj: Kjo dispozitë që propozon zoti Alibeaj të vendoset në nenin 29 pa hyr në element të tjerë të përmbajtjes. Edhe mënyra se si u shpreh e bën tipike nëj dispozitë tranzitore.

Pandeli Majko: Ajo që ne themi është që ne duhet të jemi pak më të rezervuar, ta lëmë hapjen e dosjes, sidomos si nëj marrëdhënie midis viktimës dhe dosjes së tij, kush e ka sipunuar etjer etjer. Kurse ju doni që dosja të bëhet si Facebook të hyjë kush të dojë dh eta hapi. Ne këtu po flasim për fate njerëzish jo për shalë kali, copë në magazinat e shtetit që kanë mbetur nga koha e komunizmit.

Debatet vijuan deri në fyerje personale. Me votat e socialistëve propozimi i deputetëve të PD-së u rrëzua.