Parodi me aferën e incineratorëve, Berisha: Agaçi firmosi 17 procedura brenda 24 orëve

Kreu i PD, Sali Berisha  në një deklaratë për mediat tha se edhe pse u njoftua me shkresë se procedura ishte e paligjshme, Agaçi firmosi 17 procedura të paligjshme brenda 24 orëve.

Berisha u shpreh se Agaçi bashkë me Ramën firmosën disbursimin e parave vetëm se ndanin para me valixhe në këtë aferë monstruoze

Sali Berisha: Dua të denoncoj dhe një herë me  forcën më të madhe parodinë që po  ndodh me aferën e incineratorëve. Njeriu përgjegjës për këtë aferë hyri dhe doli si të ishte në një kafene të skapi i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë taksat e tyre u dhanë nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Agaçin qytetarët e paguajnë që ai tju thotë qeverisë nëse vendimet përputhen ose jo me ligjin.

“Përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm. Ai kërkon të lajë duart dhe të thotë se tenderin e shpalli ministri kurse ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin. Bashkë me Ramën firmosën disbursimin e parave vetëm se ndanin para me valixhe në këtë aferë monstruoze. Agaçi dhe vetëm ai mund të realizonte 17 procedura në 24 orë, përveç atij dhe Ramës askush tjetër nuk ka fuqi të urdhërojë agjencitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht."