I tha se diskuton si adoleshent, Alibeaj i kthehet Majkos: Kokrra e komunistit
Diskutimi në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes Pandeli Majkos dhe Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato.
Në debat e sipër Majko i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se diskuton si adoleshent, ndërsa alibeaj e ka quajtur atë komunist.
Majko: Në dosje mund të ketë detaj që dhe vetë viktima nuk është i interesuar. Duhet të kuptosh se ka dhe raste ekstreme ku janë bërë spiun njerëz të cilët kanë qenë të përndjekur, që kanë vuajtur dy herë edhe si të përndjekur kanë vuajtur dhe si njerëz që kanë firmosur nën presion, por nuk më takon mua ta them këtë ju takon ju.
Alibeaj: Ja ta them unë.
Majko: Ik ore! Na thoke ti, vjen këtu e diskuton si adoleshent.
Alibeaj: U ngrite ti të mbrosh të përndjekurit, kokrra e komunistit.
