“PL është krah tyre”, Meta thirrje studentëve: Bashkoni e ngrini zërin me pedagogët
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka drejtuar një mesazh urimi studentëve.
Ai jo vetëm ka uruar vitin e ri akademik por ju ka bërë dhe thirrje atyre të bashkohen me pedagogët.
Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë gjithmonë në krah të studentëve e pedagogëve.
Ilir Meta: Urimet më të përzemërta të gjithë studentëve, sidomos atyre që ulen për herë të parë në auditore, në këtë fillim viti të ri akademik. Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet për tu aftësuar me njohuri që tju bëjnë të ardhmen më të sigurtë. Sot është koha të kemi një jetë universitare të pavarur nga pushteti që u shërben studentëve e Shqipërisë. Unë u bëj thirrje studentëve që të bashkojnë dhe të ngrejnë zërin e tyre me pedagogët të cilët sot po i japin një leksion mbarë shoqerisë se si vendoset dinjiteti në punë. PL mbështet pedagogët e studentët, dhe do të jetë gjithmonë në krah të tyre.
