Gjykata rrëzon Ulsi Manjën, shfuqizohet vendimi për izolimin e Klement Çalës në “41 Bis”
Gjykata e Posaçme rrëzoi vendimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për izolimin në sistemin "41 Bis" të burgjeve për njërin prej të akuzuarve për grabitjen e Rinasit në vitin 2019. Klement Çala kishte kërkuar nxjerrjen nga ky sistem dhe gjykata pranoi kërkesën, duke e cilësuar urdhërin e Ministrit të pabazuar në ligj dhe prova
Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova vendimin e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për izolimin e Klement Çalës në sistemin " 41Bis" të burgjeve.
Vendimi është shpallur nga gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi kërkesën e të akuzuarit për grabitjen e ndodhur ne Rinas në vitin 2019.
Ky është rasti i parë ku Gjykata e Posaçme rrëzon një vendim të Ministrit të Drejtësisë në lidhje me personat që janë futur në "41 Bis".
Gjykata mësohet se e ka cilësuar si të pabazazuar në ligj, izolimin e të akuzuarit për grabitje në sistemin special të burgjeve.
Klement Çala është vendosur në këtë regjim në 20 maj të këtij viti.
Bashkë me të Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1-vjeçar të dënuarit Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari dhe Eldi Çala.
Vendimi i Ministrit të Drejtësisë erdhi pas informacineve te marra nga agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.
Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë të akuzuar për grabitjet dhjetra miliona eurove pranë aeroportit të Rinasit.
Gjykata e ka dënuar me 20 vite burg Klement Çalën dhe 17 vite vëllain e tij, Eldi Çala.
Regjimi i rreptë në burgjet shqiptare ka nisur të zbatohet që prej mesit të vitit 2020.
Masa është përdorur kryesisht ndaj të dënuarve për krime të rënda dhe që janë pjesë e grupeve kriminale.
"41Bis" është nga një ligj i miratuar në Itali dhe njihet ndryshe si "regjimi i fortë në burg".

