“Rama e Agaçi firmosën për xhepat e tyre fap fap fap dhe paf paf paf”, Berisha: Shumë shpejt protesta të fuqishme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se shumë shpejt do të ketë protesta të fuqishme.

Ai u shpreh se ‘përgjegjës për aferën e djegësve janë vetëm dy Edi Rama dhe Agaçi, Agaçi dhe Edi Rama që firmos për xhepat e tij fap fap fap dhe paf paf paf’.

Sali Berisha: Shumë shpejt do ju prijmë protestave të fuqishme nuk mundet kush të tallet me mundin e djersën e qytetarëve shqiptarë. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse me qytetarët shqiptar. Denoncoj publikisht për këtë dhe ju them shqiptarëve se përgjegjës për aferën e djegësve janë vetëm dy Edi Rama dhe Agaçi, Agaçi dhe Edi Rama që firmos për xhepat e tij fap fap fap dhe paf paf paf.