Papa mund të rikthehet në Shqipëri

Papa mund të rikthehet për një vizitë të dytë në Shqipëri, këtë herë në Shkodër. Nunci Apostolik, gjatë kremtimit të Festës së Zojes së Shkodrës, zbuloi përpjekjet që po bëhen për të mundësuar vizitën e atit të Shenjtë.

Papa Francesku mund të rikthehet në Shqipëri, 8 vite nga vizita historike e 21 Shtatorit 2014.

Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi zbuloi për herë të parë përpjekjen që po bëhet që Ati i Shenjtë këtë herë të qëndrojë në Shkodër.

“Ashtu sic papa Francesku ka qënë në Tiranë, shpresojmë që të bëjmë të mundur një ardhje edhe në Shkodër.”

Lajmin e mirë për besimtarët jo vetëm katolikë, Nunci Apostolik e ndau gjatë kremtimit të festës së Zojës së Shkodrës, Pajtore e Shqiperisë, nga ku Arqipeshkëvi Angelo Massafra, përcolli një mesazh të fortë për kohët që po jetojmë.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodër tha “ Nga mungesa e shpresës, nga dëshira e fatkeqësisë që pjesa më e madhe po largohet nga Shqipëria dhe mosangazhimi pë rtë qenë bashkëpërgjegjës për mirëqenien e Shqipërisë.”

Në rrugët e qytetit u organizua proçesioni me këngë dhe lutje si pjesë e festimeve që përfunduan me fishekzjarre dhe urime mes besimtarëve.