Partia e Lirisë më nisma të reja për energjinë, Meta: Shqipëria ka nevojë për burime të reja
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se Paria e Lirisë ka depozituar një draft për ndryshimin e një legjislacionit në Kuvend.
Sipas Metës kjo është në interes të shqiptarëve për të krijuar një realitet të ri të konsumit.
Ilir Meta: Problemi i energjisë elektrike është një çështje madhore, që influencon direkt në ekonominë e vendit dhe në buxhetet familjare të qytetareve veçanërisht në këto kohë të vështira të rritjes shumë të madhe të çmimeve të saj. Qeveria nuk e ka ende në operim bursën shqiptare të energjisë. Qeveria nuk ka miratuar ende Operatorin e Energjive të Rinovueshme. Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burime të reja për plotësimin e nevojave të saj në rritje për energji elektrike. Qeveria me udhëzimet e nxjerra ka frenuar dhe nuk ka stimuluar që konsumatorët të plotësojnë kërkesën e tyre për energji nëpërmjet vetëprodhimit. Sektori banesave dhe tregtisë përbën 37% të konsumit final të energjisë të llogaritur sipas sektorëve.
"Propozimi për mundësine e futjes në rrjet me pagesë të energjisë së gjeneruar nga impiantet fotovoltaike familjare, dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre, do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe të kursimit të energjisë nga çdo ekonomi shtëpiake. Pasojë pozitive do të jetë edhe ulja e ngarkesës në rrjet dhe krijimi i mundësisë për uljen e humbjeve të rrjetit që aktualisht shkojnë rreth 20 %. Për këtë, nevojiten këto ndryshime përkatëse në ligjin nr. 7/2017 “Për Nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme” që po paraqesim për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Shqipërisë.”
