Tiranë, po transportonte 5 emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet 34 vjeçari

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë teksa ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar "Tranzit 5"

 “U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 34 vjeç, banues në Tiranë.  34-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Princ Vidi", duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së”, njofton policia.  

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 5 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.