Ndihmoi një shtetase të kalonte kufirin, arrestohet në Portin e Durrësit 37 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

 

Një person nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit pasi ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ka ndihmuar shtetasen E. J., që të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në PKK Port Durrës," njoftoi policia.