Lëvizjes për Universitetin reagon për protestën e pedagogëve

Lëvizja për Universitetin ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura nga pedagogët.

Ata janë shprehur se kërkesa e  tyre duhet të ishte më e plotë dhe jo vetëm financiare.

“Këta herë ata duhet të kishin bërë një kërkesë akoma edhe më të plotë. Ajo çfarë duhet është organizim mes nesh dhe atyre jo vetëm atyre. Ne herë pas here ju jemi drejtuar të bashkohen por siç po e shikojmë po dalin vetëm për rritjen  e rrogave.”

Por sa ju është përgjigjur qeveria studentëve në këtë kohë krize?

“Nga ana e qeverisë ka pasur një përgjigje false. Ka thënë se ne kemi ulur tarifat në 2018 çfarë nuk ka pik lidhje me krizën dhe nuk ka pasur asnjë reagim. “

A do të organizohen studentët në një protestë të radhës?

“Kërkon bashkëpunim me të gjithë studentët. Vetëm duke diskutuar me studentët dhe kur të kenë vullnet të plotë për të dalë këtu lëvizja do të jetë me ta.”