Egnatia pa trajner, Tetova largohet pas humbjes me Teutën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 21:54
Edlir Tetova largohet nga posti i trajnerit të Egnatias edhe pse ka bërë një paraqitje pozitive me skuadrën rrogozhinase në 8 javët e para të Kategorisë Superiore.
Humbja e sotme kundër Teutës në kohën shtesë mesa duket i ka kushtuar postin Tetovës që lë bosh vendin e trajnerit të bardhjeshilëve të cilët kanë shpenzuar shumë në merkaton nerore duke përforcuar skuadrën me disa emra me peshë.
Pas 8 javëve të para, Egnatia mban vendin e 6 me 8 pikë në klasifikim ndërsa javën e ardhshme ka një sfidë delikate me skuadrën e Kukësit.
